Intituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bëri të ditur se numri i rasteve aktive me Covid-19 në vendin tonë është 2 mijë e 259 raste.

“Më 10 korrik 2020, janë shëruar 61 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.156 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.259.”, informoi mbrëmë IKSHPK.

Ndërsa, vetëm mbrëmë u konfirmuan 205 raste me Covid-19 në vendin tonë.

Numri total i rasteve pozitive është 4.512 raste nga 27.304 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 97 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese./21Media