Shkon në mbi 110 mijë numri i të infektuarve

Shkon në mbi 110 mijë numri i të infektuarve

Në Turqi, 2 mijë e 357 raste të tjera me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 110 mijë e 130.

Në 24 orët e fundit, 99 persona kanë vdekur dhe numri i përgjithshëm i viktimave aktualisht është 2 mijë e 805, sipas të dhënave të publikuara sot nga Ministria e Shëndetësisë.

Turqia është vendi më i infektuar jashtë Evropës Perëndimore dhe Shteteve të Bashkuara, sipas Reuters.

Deri më tani, 29 mijë e 140 njerëz janë shëruar. Një shtetrrethim katër-ditor është në fuqi në Turqi deri nesër, më i gjati deri më tash.