Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik konfirmoi se në Kosovë janë 2 mijë e 387 raste aktive.

“Më 11 korrik 2020, janë shëruar 71 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.227 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.387.” thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Mbrëmë u konfirmuan 203 raste të reja duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 4 mijë e 715. U regjistruan edhe 4 viktima nga Covid-19 në Kosovë. Numri total i viktimave nga ky virus ka shkuar në 101./21Media