Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sonte bëri të ditur se 2 mijë e 562 raste aktive me Covid-19 janë në vendin tonë.

“Më 12 korrik 2020, janë shëruar 40 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.267 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.562.”, informoi IKSHPK.

Instituti sonte konfirmoi edhe 216 raste me Covid-19.

Ndërkohë, numri total i rasteve pozitive është 4.931 raste nga 28.216 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 102 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese./21Media