2 mijë e 61 persona që kanë qenë të prekur me Covid-19 kanë vdekur që nga marsi i vitit 2020 në Kosovë, ndërsa numri i rasteve aktive me Covid-19 është 12 mijë e 609.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dje ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 8 persona të prekur me Covid-19, janë konfirmuar edhe 498 raste të reja, ndërsa janë shëruar nga Covid-19 edhe 641 persona.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Rahovec 2 raste (65, 50 vjeç), Ferizaj 1 rast (61 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (76 vjeç), Kamenicë 1 rast (57 vjeç), Podujevë 1 rast (73vjeç), Prishtinë 1 rast (67 vjeç), Mitrovicë 1 rast (84 vjeç).”, ka informuar IKSHPK.

Sipas institutit, rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 104 raste, Gjilan 40 raste, Pejë 35 raste, Ferizaj 33 raste, Mitrovicë 32 raste, Vushtrri 31 raste, Fushë-Kosovë 27 raste, Gjakovë 27 raste, Prizren 22 raste, Skenderaj 23 raste, Obiliq 18 raste, Podujevë 17 raste, Istog 12 raste, Malishevë 12 raste, Suharekë 12 raste, Lipjan 11 raste, Deçan 9 raste, Drenas 7 raste, Klinë 6 raste, Shtime 6 raste, Viti 6 raste, Kaçanik 3 raste, Kamenicë 2 raste, Rahovec 2 raste, dhe një rast komuna Hani i Elezit.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 641 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 86.483 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.609. Numri total i rasteve pozitive është 101.153 raste nga 496.611 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.061 raste të vdekjes.”, ka bërë të ditur tutje IKSHPK./21Media

641 TË SHËRUAR DHE 498 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Saturday, April 17, 2021