Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar se në Kosovë janë 2 mijë e 640 raste aktive.

“Sot më 13 korrik 2020, janë shëruar 103 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.370 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.640.”, njoftoi IKSHPK-ja.

Sonte u konfirmuan edhe 187 raste të reja, duke e çuar në total numrin e të infektuarve në 5 mijë e 118. U konfirmua se edhe gjashtë persona kanë vdekur në 24 orët e fundit si pasojë e Covid-19, duke e çuar në 108 numrin e viktimave./21Media