Kosova vazhdon të përballet me numër të madh të rasteve me Covid-19. Madje, ditëve të fundit janë shtuar edhe vdekjet nga kjo pandemi. Po ashtu tashmë është rritur edhe numri i testimeve.

Që nga 13 marsi kur edhe u regjistruan rastet e para me Covid-19 në Kosovë, janë testuar 30 mijë e 567 persona në dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Prej tyre 5 mijë e 617 raste kanë rezultuar pozitive, me gjithsej 130 vdekje. Numri i të shëruarve deri më sot ka arritur në  mijë e 811, ndërsa 2 mijë e 676 raste mbesin aktive.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka vazhduar të apelojë te qytetarët për respektimin e masave mbrojtëse, në mënyrë që të ndalet përhapja e mëtutjeshme e pandemisë Covid-19.

IKSHPK-ja vlerëson se rreziku për përhapjen e koronavirusit mbetet ende i lartë.