Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dje konfirmoi edhe 103 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve në 5 mijë e 472. Dje u konfirmuan edhe 95 pacientë të shëruar, teksa numri i të shëruarve shkoi në 2 mijë e 640. Ndërkaq raste aktive me COVID-19 janë 2 mijë e 708.

“Më datë 16 korrik 2020, janë shëruar 95 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.640 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.708.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë ka shkuar në 124./21Media

95 TË SHËRUAR DHE 103 RASTE ME COVID-19!

Më datën 16 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Friday, July 17, 2020