Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se në Kosovë janë 2 mijë e 762 raste aktive me koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 241 raste të reja dhe 143 të shëruar.

Në Kosovë u regjistruan edhe 6 viktima nga koronavirusi, numri i të vdekurve deri tani ka shkuar në 150./21Media

‘’Numri total i rasteve pozitive është 6.286 raste nga 32.375 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 150 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 143 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.369 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.762’’, bëhet e ditur në raportin e IKSHPK-së./21Media