2 mijë e 87 raste aktive me COVID-19

 

Numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë, nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para të të prekurve me COVID-19 ka shkruar në 14 mijë e 882.

Në 24 orëshin e fundit janë regjistruar 43 raste të reja të të infektuarve me COVID-19, 239 të shëruar si dhe tre të tjerë kanë humbur jetën.

Covid-19 sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, mori jetën e 607 personave.

Ndërsa, deri më sot 12 mijë e 188 persona arritën që të shërohen nga COVID-19.

Derisa, rast numri i rasteve aktive është 2 mijë e 87.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 664 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 43 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 14.882 raste nga 60.235 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 607 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 239 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.188 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.087”, thuhet në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 13 raste, komuna Skënderaj 6 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kaçanik, Malishevë, Shtime, Suharekë dhe Vushtrri./21Media

Back to top button