Rastet e para me koronavirus në Kosovë për herë të parë janë paraqitur në muajin mars. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bënë të ditur se aktualisht janë 2 mijë e 995 raste aktive me koronavirus.

Në Kosovë numri total i rasteve pozitive është 6.917 raste, numri i të shëruarve është gjithsej 3.753.

Deri tani betejën me Covid-19 në vendin tonë e kanë humbur gjithsej 169 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 555 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 237 raste pozitive. /21Media