Në 48 orët e fundit në Komunën e Malishevës një person është shëruar dhe janë regjistruar 2 raste të reja me COVID-19.

Nga kjo komunë bëjnë të ditur se raste e reja janë nga fshatrat Gollubovc dhe Balincë, ndërsa numri i rasteve aktive është 7.

Gjendja e përgjithshme me COVID-19 në territorin e Komunës së Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars 2020, e deri më sot janë regjistruar 251 raste me këtë virus, prej tyre 220 janë shëruar, 24 persona kanë vdekur. /21Media