2 të vdekur dhe 108 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

 

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informoi se brenda 24 orëve nga gjithsej 1902 teste të realizuara, janë regjistruar 108 raste të reja me koronavirus. Ndërsa në Institutin për Shëndet Publik janë regjistruar 112 pacientë të shëruar. Betejën me Covid-19 kanë humbur 2 pacientë nga Kumanova, viktimat janë të moshës 64 dhe 72 vjeçare.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Maqedoni shkon në 13.076 të infektuar, numri i pacientëve të shëruar në 9625 ndërsa numri i viktimave në 551. Raste aktive numërohen 2900 raste./21Media

Back to top button