2 të vdekur dhe 39 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

 

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njoftoi këtë të shtunë për 39 raste të reja dhe 2 viktima nga COVID-19.

Rastet e reja u zbuluan pas testimit të 3400 qytetarëve. Pacientët që humbën jetën ishin 74 dhe 90 vjeç.

Në orët e fundit u regjistruan 976 të shëruar, kurse në spitale janë të shtruar 83 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.

Kjo është dita e dytë pa asnjë të intubuar ne spitale.

Back to top button