Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri kanë humbur jetën dy pacientë, ndërsa janë konfirmuar 74 raste të reja me koronavirus, nga 392 testime të kryera.

Mësohet se 22 raste janë në Tiranë, 12 në Krujë, nga 8 në Pukë dhe Berat, 4 në Vlorë, nga 2 në Shkodër, Durrës, Kurbin, Kavajë, Kamëz, Përmet, Malësi e Madhe dhe nga një rast në Lushnjë, Gjirokastër, Pogradec, Dibër dhe Kolonjë.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se këtë të diel janë shëruar 20 persona, duke e çuar në 1657 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në Spitalin Infektiv ndodhen të shtruar 89 pacientë, 11 prej të cilëve ndodhen në terapi intensiv, ndërsa 1 në intubim.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   449

Durrës                  205

Shkodër               169

Vlorë                     119

Lezhë                    60

Fier                        48

Korçë                    36

Kukës                    20

Elbasan                 16

Berat                     16

Gjirokastër         13

Dibër                     9./vizionplus