Në klip edhe fansat e tij

Në klip edhe fansat e tij

Reperi i njohur 2Ton ka publikuar projektin e ri muzikor të titulluar “Boni t’fala”, të shoqëruar edhe me videoklip.

Në videoklip reperi shfaqet me maskë në studio, teksa më pas shfaqet një përmbledhje me videot që ia kanë dërguar nga fansat.

Në rrjetin social Instagram, 2Ton ka falënderuar fansat e tij për videot që i kanë dërguar.

“Faleminderit juve për videot, na falni se skena mujt mi marr krejt videot shkaku i minutazhës së këngës”, ka shkruar reperi në Instagram.

Ndryshe, “Boni t’fala” vjen pas këngës “Amore” të cilën 2Ton e publikoi më 26 shkurt e që deri tani ka arritur mbi pesë milionë klikime në Youtube./21Media