2 viktima dhe 344 raste të reja me COVID-19

 

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 2 mijë e 281 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve u konfirmuan 344 raste të reja me COVID-19.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 127 raste, Podujevë 27 raste, Prizren 25 raste, Vushtrri 18 raste, Pejë 14 raste, Ferizaj 13 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Gjakovë 12 raste, Mitrovicë 12 raste, Obiliq 12 raste, Suharekë 10 raste, Gjilan 9 raste, Dragash 8 raste, Drenas 8 raste, Lipjan 6 raste, Rahovec 6 raste, Skenderaj 6 raste, Klinë 4 raste, Malishevë 4 raste, Deçan 3 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste, Kaçanik 2 raste dhe me nja 1 rast komunat Graçanicë dhe Viti.

Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Skënderaj 1 rast (63 vjeç) dhe Viti 1 rast (85 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 63 mijë e 433 raste nga 258 mijë e 636 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 534 raste të vdekjes.

Ndërsa janë shëruar 230 pacientë, kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54 mijë e 891 raste.

Numri i rasteve aktive është 7 mijë e 8./21Media

Back to top button