2 viktima dhe 67 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

 

 

Në 24 orët e fundit, në Shqipëri janë konfirmuar 67 raste të reja me COVID-19, nga 2 mijë e 728 testime të kryera.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, Tirana ka numrin më të lartë të infektuarve gjatë 24 orëve, ku janë regjistruar 17 raste të reja. Ndërkohë pas Tiranës, numri më i lartë i rasteve është regjistruar në Korçë me 9 raste, 7 në Shkodër, 5 në Devoll, 4 në Pogradec, nga 3 raste në Lushnje, Vlorë, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Kamëz, Vau i Dejës, Cerrik, Pustec, nga 1 rast në Durrës, Lezhë, Mirditë, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Shijak, Maliq.

Ndërkaq betejën me virusin e kane humbur dy qytetarë nga Tirana, të moshave 52-78 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 891 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 115,253 që nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 104 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar./21Media 

 

 

 

 

 

Back to top button