Nëna e tij nuk mund t’i mbajë lotët

Nëna e tij nuk mund t’i mbajë lotët

Dashuria është një ndjenjë e pashpjegueshme. Bëhet e bukur kur fëmijët e shprehin atë, fytyrat e tyre të pafajshme nuk janë në gjendje të fshehin atë që po ndodh në zemrën e tyre.

Nëna e një fëmije 2-vjeçar autik dhe jo-verbal kapi një moment kaq të rrallë kur djali i saj ra në dashuri me Borëbardhen (aktoren që e portretizonte) gjatë vizitës së tyre në Walt Disney World, shkruan rtv21.tv.

Kamera kap sytë e voglushit duke adhuruar karakterin e bukur, duke u turpëruar, duke qeshur dhe pastaj duke rënë në prehrin e saj me atë drojë që karakterizon pafajësinë e fëmijërisë.

Momenti është kaq i pastër dhe i bukur sa që Borëbardha fillon të skuqet me admirim në pafajësinë e fëmijës./21Media