Laboranti i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, dyshohet se i ka mundësuar një personi femër/kosovare që të hyj dhe ti bëj analizat për Cov.19, pa prit në rend fare dhe për këtë shërbim të mundësuar ditën vijuese për ta marrë rezultatin ai i ka kërkuar t’ia jap atij (20) njëzetë euro.Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës.

Poicia e Kosovës njofton se hetuesit policor pas ndërmarrjes së masave të veçanta hetimore duke siguruar edhe Urdhëresat e nevojshme nga Gjykata kompetente, sot me datë 30.12.2020, kanë arrestuar personin e dyshuar mashkull/kosovar (laborant në IKSHPK), i cili është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës në cilësinë e personit të dyshuar dhe pas konsultimit me Prokurorin Kujdestar, është lëshuar Vendim për ndalim të dyshuarit për 48 orë./21Media