20 mijë euro për golin e parë – Beni Dona motivon Kombëtaren e Kosovës para sfidës me Turqinë

Kompania Beni Dona në prag të ndeshjes së rëndësishme mes Kosovës dhe Turqisë, ka ofruar një shpërblim të veçantë për futbollistët e Kombëtares, të cilët do të japin golin e parë në këtë ndeshje do të marrin shpërblim 20 mijë euro.

Përmes një njoftimi zyrtar, Beni Dona i ka uruar sukses futbollistëve, duke shprehur besimin për një paraqitje dinjitoze që pasqyron shpirtin garues dhe krenarinë kombëtare.

“Kompania Beni Dona njofton opinionin publik dhe komunitetin sportiv se, në shenjë mbështetjeje dhe motivimi për Kombëtaren e Kosovës në njërën nga ndeshjet më të rëndësishme për futbollin kosovar, ka vendosur të ofrojë një shpërblim prej 20,000 (njëzet mijë) euro për futbollistin e Kombëtares së Kosovës që do të realizojë golin e parë në ndeshjen e sotme ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.  Kompania Beni Dona ju uron shumë suksese futbollistëve tanë dhe një ndeshje dinjitoze që reflekton shpirtin garues dhe krenarinë kombëtare. Me respekt, Kompania Beni Dona”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button