20 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës.

Nga spitali kanë treguar edhe për gjendjen shëndetësore të pacientëve. 13 pacientë aty janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe 8 të tjerë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Aktualisht po trajtohen 20 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve:13 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 8 pacientë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 260 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.