Përleshje masive ndërmjet policisë dhe protestuesve

Përleshje masive ndërmjet policisë dhe protestuesve

Të paktën 20 persona janë vrarë në përleshjet në mes të protestuesve dhe policisë në Kashmirin e administruar nga India.

Autoritetet kanë thëne se ky është numri më i lartë i të vdekurve në kryengritje në vitet e fundit, ndonëse nuk dihet ende për numrin total të viktimave.

Zyrtarët kanë raportuar se policia ka hapur zjarr, pasi mijëra protestues kanë dalur në rrugë dhe kanë hedhur gurë duke brohoritur kundër rregullit indian. Kashmiri është ndarë në mes të Indisë dhe Pakistanit prej përfundimit të rendit britanik më 1947.

Demonstrata të reja anti-indiane janë planifikuar edhe për ditën e sotme./21Media