20 viktima, mbi 1 mijë raste të reja me Covid-19

 

20 persona që ishin të prekur me Covid-19 vdiqën gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, ndërsa u konfirmuan edhe 1031 raste të reja.

Rastet e reja: Shkup – 492, Prilep – 64, Kavadarc – 53, Veles – 47, Tetovë – 45, Gostivar – 45, Ohër – 31, Manastir – 30, Kumanovë – 29, Negotinë – 29, Gjevgjeli – 25, Strumicë – 20, Shtip – 16, Strugë – 13, Berovë – 12, Resnjë – 9, Radovish – 9, Krushevë – 9, Koçan – 8, Sveti Nikollë – 7, Probistip – 7, Vallandovë – 7, Kriva Pallankë – 6, Demir Hisar – 4, Kratovë – 3, Kërçovë – 2, Bogdanc – 2, Demir Kapi – 2, Dibër – 1, Vinic – 1, Makedonski Brod – 1, Pehçevë – 1 dhe Dojran – 1.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit regjistroi 241 pacientë të shëruar nga Covid-19, shkruan TV21./21Media

Back to top button