Kaloni te përmbajtja kryesore

20 vjeçari goditet nga treni

Ka pësuar lëndime të rënda

Sot rreth orës 14:00, në linjën hekurudhore Pejë – Prishtinë, respektivisht në segmentin që kalon përreth kazermës “Adem Jashari”, ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person ka pësuar lëndime të rënda.

“Në këtë aksident dyshohet që treni i cili ka qenë në lëvizje, ka goditur viktimën I. H. 20 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar i cili ka marrë lëndime të rënda trupore. I njëjti është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor”, thuhet në komunikatën Policisë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe aktualisht ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që kanë sjellë deri te ky aksident./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button