Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci në datën e lindjes së veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Gani Sylaj dhe ditës së shkollës në Poklek të ri që mban emrin e tij, e ka përkujtuar atë si veprimtar të pashoq, që me devotshmërinë e tij dhe familjes, filloi rrugëtimin për liri dhe çlirim.

Në këtë përvjetor të lindjes së Sylajt, Lladrovci ka pritur në takim vëllain e tij, Ismailin dhe djalin, Atdheun.

Për nder të kësj dite, sot bibliotekës së shkollës “Gani Sylaj”, iu shtuan 200 ekzemplarë me tituj të ndryshëm të librave, me ç’rast Lladrovci falënderoj familjen Sylaj për pasurimin e bibliotekës së shkollës.

“Kujtojmë që kjo shkollë mban me krenari emrin e atdhetarit dhe veprimtarit, Gani Sylaj, i cili i kushtoi një jetë të tërë luftës për shkollim, emancipim kulturor dhe vetëdijesim kombëtar. Ai dha kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e vendit, që nga vitet 70 e deri në çlirimin e saj. Sylaj ishte kryetar dhe nënkryetar i komunës, mësues, atdhetar dhe një nga ideologët e çështjes kombëtare”, thuhet në komunikatën e Komunës së Drenasit/21Media