Në Kosovë janë kryer 12 mijë e 406 testime për koronavirus, prej të cilave pozitive kanë rezultuar 1003 raste. Numri i të shëruarve me koronavirus në Kosovë është 773, ndërsa 29 persona kanë vdekur. Kurse numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 202.

Në një fotografi të publikuar nga zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti bëhet e ditur renditja e komunave sipas numrit të të infektuarve.

Me 14 raste të reja që u konfirmuan sot, numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka kaluar njëmijëshin./21Media