Këngëtarja e mirënjohur, Shkurte Fejza në prag të ndërrimit të moteve ka disa fjalë për vitin që po e lëmë pas.

Fejza 2020-ën e quajti vit të “mbrapshtë” e “zero” duke i përmendur edhe çështjet politike e ekonomike të shtetit.

“Vit i rëndë-vit i mbrapshtë. Universi e bënë punën e vet, iku edhe ky vit. Vit i pandemisë shumë dhembje për viktima. Stres, ankth. Këtë stres e ka zbutur kujdesi mjekësor, falemnderit. Edhe pas njëzet vitesh asnjë gjurmë për njerëzit tanë të zhdukur, dhembje deri në asht. Njëzet vjet arrogance politike mbi kurrizin e këtij populli. Tallja e Europës me ne, izolim, gjykata speciale, huti , përqarje, akuzë”, ka shkruar këngëtarja në një postim në “Facebook”.

Shkurte Fejaza iu dha edhe një lamtumirë artistëve që që ikën në vitin 2020, shkruan rtv21.tv.

Duke uruar që 2020-ta të shkojë e të mos kthehet kurrë, këngëtarja uroi të gjithë fansat e saj që të gjejnë forcë të festojnë pranë më të dashurve vitin 2021.

“Pa dasma, pa gëzime, pa ekonomi- VITI ZERO. Me të gjitha këto bashkëjetuam dhe rënduan jetën tone. Ky vit shkoftë e mos u ktheftë më kurrë. Uroj të gjeni force dhe kurajo të festoni dhe të kaloni mire në familjet tuaja pranë të dashurëve tuaj Gëzuar 2021 Gjithmonë me Ju”, ka shkruar tutje ajo./21Media