Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 388 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 205 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 4.512 raste nga 27.304 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 97 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Sot më 10 korrik 2020, janë shëruar 61 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.156 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.259.

Rastet pozitive janë nga: Komuna Prishtinë 87 raste, Komuna Ferizaj 25 raste, Komuna Prizren 16 raste, Komuna Fushë Kosovë 14 raste, Komuna Podujevë 13 raste, Komuna Mitrovicë 9 raste, Komuna Pejë 5 raste, Komuna Vushtrri 5 raste, Komuna Obiliq 4 raste, Komuna Shtime 4 raste, Komuna Dragash 3 raste, Komuna Lipjan 3 raste, Komuna Rahovec 3 raste, Komuna Drenas 2 raste, Komuna Istog 2 raste, Komuna Gjakovë 2 raste, Komuna Kaçanik 2 raste, Komuna Skenderaj 2 raste, dhe me nga 1 rast Komunat: Klinë, Malishevë, Mitrovicë e Veriut dhe Suharekë.