Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 401 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 207 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 4.307 raste nga 26.916 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 94 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Sot më 09 korrik 2020, janë shëruar 32 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.095 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.118.

Rastet pozitive janë nga: Komuna Prishtinë 77 raste, Komuna Gjilan 27 raste, Komuna Prizren 22 raste, Komuna Fushë Kosovë 11 raste, Komuna Lipjan 9 raste, Komuna Gjakovë 8 raste, Komuna Skenderaj 7 raste, Komuna Pejë 5 raste, Komuna Rahovec 5 raste, Komuna Vushtrri 4 raste, Komuna Viti 4 raste, Komuna Klinë 4 raste, Komuna Kamenicë 4 raste, Komuna Mitrovicë 3 raste, Komuna Obiliq 3 raste, Komuna Podujevë 3 raste, Komuna Drenas 2 raste, Komuna Kllokot 2 raste dhe me nga 1 rast Komunat: Deçan, Dragash, Kaçanik, Ferizaj, Graçanicë, Malishevë dhe Shtime.