21 raste të reja me koronavirus janë regjistruar sot në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë bënë të ditur se rastet pozitive kanë dalë nga testimi i 267 mostrave.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 19 raste (sipas vendbanimit:15 raste Prizren, 1 rast Romajë, 1 rast Lubiçevë, 1 rast Kijevë dhe 1 rast Nashec) dhe nga komuna e Suharekës 2 raste (sipas vendbanimit:1 rast Bllacë dhe 1 rast Suharekë)“, njofton IKSHPK. /21Media