Ministria e Shëndetësisë informon se Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 17 pacientë të shëruar, sipas qyteteve në: Shkup-7, Kumanovë-2, Prilep-2, Veles-2, Gostivar-1, Kriva Pallankë-1, Pehçevë-1 dhe Berovë-1.

Në 24 orët e kaluara nuk ka asnjë rast të vdekjes nga Covid-19.

Janë kryer 258 teste, prej të cilave 21 persona kanë rezultuar pozitivë. Sipas qyteteve në Shkup-12, Kumanovë-3, Shtip-1, Tetovë-5.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 1999, numri i pacientëve të shëruar është 1439, numri i vdekjeve është 113, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 447.TV21