E njohur nga një meme që u bë virale vite më parë, Zoe Roth ka shitur fotografinë origjinale për 473.000 dollarë.

Ajo tashmë është 21 vjeçare, por në moshën 4 vjeçare ishte fotografuar gjersa pas vetes kishte një shtëpi që po digjej dhe Zoe shihej duke bërë një “fytyrë djallëzore”.

Ky imazh është bërë sensacion, duke u përdorur për meme nga më të ndryshmet./21Media