Nuk pritet të ketë ndonjë aktivitet

Nuk pritet të ketë ndonjë aktivitet

Sot mbushen 21 vjet nga eksodi i shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës 1998-1999, rreth një milion shqiptarë ishin detyruar nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoni.

Përveç të shpërngulurve në Shqipëri dhe Maqedoni, mijëra shqiptarë kishin kaluar kufirin edhe me Malin e Zi, ndërsa qindra-mijëra ishin zhvendosur nga shtëpitë e tyre për të gjetur strehim në malet e Kosovës.

Dëbimi i shqiptarëve me dhunë nga vatrat e tyre kishte arritur kulmin pas fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër pikave ushtarake dhe policore të ish-Jugosllavisë (Serbisë dhe Malit të Zi).

16 prilli është data kur në Kukës shënohet Dita e Eksodit, si shenjë falënderimi dhe respekti për të gjithë ata që hapen dyert e veta për të pritur vëllezërit e tyre shqiptarë nga Kosova.

Por, këtë vit për shkak të pandemisë COIVD-19 nuk pritet të ketë ndonjë aktivitet.