Harta zgjerohet me Mirditën

Harta zgjerohet me Mirditën

Gjatë përditësimit për rastet e prekura në 24 orët e fundit, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në një konferencë për shtyp se në 24 orët e fundit ishin identifikuar 15 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin total të të infektuarave në Shqipëri në 212.

“Gjatë 24 orëve të fundit ka vazhduar puna e ekipit të epidemiologëve në të gjithë Shqipërinë për hetimin e rasteve të dyshuara dhe për gjetjen e atyre rasteve që mund të jenë të infektuar me virusin”, tha Rakacolli.

Sipas Rakacollit gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 111 persona, duke e çuar numrin total të të testuarve nga Instituti i Shëndetit Publik në 1436 persona. Harta e zonave të prekura është zgjeruar me Mirditën, ndërkohë që ka pasur një intensifikim të epidemisë në Tiranë dhe Durrës.

Aktualisht 76 pacient me COVID-19 janë të shtruar në spitalin infektikv në QSUT, ndërkohë që 10 pacientë kanë vdekur dhe 40 janë shëruar, ndërsa pjesa tjetër janë të vetëizoluar në banesa. Nga pacientët e shtruar në QSUT, 6 janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar.