Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 494 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 213 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 6.680 raste nga 33.289 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 164 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 109 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.614 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.902.

Rastet pozitive janë nga: Komuna Prishtinë 80 raste, Komuna Prizren 17 raste, Komuna Ferizaj 15 raste, Komuna Gjilan 14 raste, Komuna Podujevë 12 raste, Komuna Drenas 11 raste, Komuna Fushë Kosovë 9 raste, Komuna Mitrovicë 7 raste, Komuna Suharekë 7 raste, Komuna Lipjan 6 raste, Komuna Pejë 6 raste, Komuna Viti 6 raste, Komuna Vushtrri 5 raste, Komuna Skenderaj 4 raste, Komuna Deçan 3 raste, Komuna Malishevë 3 raste, kurse nga 2 raste Komunat: Dragash, Kamenicë, Klinë dhe nga 1 rast Obiliq dhe Shtime.