13 mijë e 992 persona i janë nënshtruar testimit për koronavirus në Kosovë, prej të cilëve 1 mijë e 48 kanë rezultuar pozitiv.

Deri më tani në Kosovë janë shëruar 801 persona, kurse 30 kanë vdekur.

Numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 217.

Komuna me më së shumti të infektuar është Ferizaj, me gjithsej 134, prej tyre, 2 kanë vdekur, 98 janë shëruar dhe janë vetëm edhe 34 raste aktive./21Media