Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 217 viktima nga COVID-19, ndërsa janë konfirmuar 26 mijë e 831 raste pozivitve.

Numri total i viktimave deri më tani ka shkuar në mbi 38 mijë, kurse të infektuarve mbi 616 mijë.

Në rritje shqetësuese është numri i të infektuarve që kërkojnë kurim spitalor e janë 983 më shumë se një ditë më parë e 115 të shtruar në repartet e terapisë intensive.

Aktualisht janë 299 mijë e 191 të infektuar aktivë e për herë të parë ky numër kapërcen numrin e personave të shëruar nga COVID e që është  279 mijë e  282.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 3 mijë e 879 persona.

Kryeministri italian Giuseppe Conte, ka raportuar sot në dy dhomat e Parlamentit italian duke informuar se vendi ndodhet në një fazë kritike të skenarit 3, me një  i cili ka detyruar qeverinë të ndërmarrë masat e fundit.