22 persona të arrestuar brenda një dite

Policia e Kosovës ka arrestuar 22 persona në 24 orët e fundit, prej tyre 11 janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit.
Gjatë këtyre orëve janë regjistruar 20 aksidente trafiku me dëme materiale, 11 aksidente trafiku me të lënduar dhe një aksident trafiku me fatalitet.
Për shkelësit e rregullave në komunikacion, Policia ka shqiptuar 1 mijë e 296 tiketa trafiku./21Media

Back to top button