22 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

 

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3 mijë e 661 testime, nga të cilat 22 kanë rezultuar raste pozitive me COVID-19.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 7 raste në Tiranë, 5 në Berat, 3 në Lezhë, 2 në Devoll, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër.

Tutje, ministria njoftoi se gjatë 24 orëve nuk ka pasur asnjë viktimë, ndërsa 42 persona janë shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,473 që nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 37 pacientë, nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive./21Media

 

Back to top button