22 të vdekur dhe 75 raste të reja me koronavirus në Maqedoni

 

Nga Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 726 testime të realizuara, 75 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Shkup – 45, Kavadarc – 11, Prilep – 8, Strugë – 3, Negotinë – 2, Tetovë – 2, Veles – 2, Kumanov – 1 dhe Kocan – 1.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 1440 pacientë të shëruar nga Covid-19, ndërsa 22 pacientë e kanë humbur betejën me koronavirusin./21Media

Back to top button