Në Gjykatën e Kërçovës, u mbajt seanca për rastin “ Dhunë në familje”.

Bëhet fjalë për 22 vjeçaren nga Kërcova e martuar në Luboten të Shkupit. Pas dy vjetësh martesë ajo vendosi të ndahet pasi që nuk ka mundur ta përballojë më dhunën tek e cila ishte ushtruar dy vjet radhazi. Dhuna dhe kërcënimet vazhduan edhe pasi ajo erdhi të gjej paqe tek shtëpia e prindërve të saj.

Gjykatësi Ismail Elezi gjykimin për këtë rast e kishte anuluar dy herë, ndërsa seanca e sotme u mbajt nën drejtimin e gjykatësit Dragan Minoski sepse gjykatësi Ismaili nuk mori pjesë për shkaqe shëndetësore. Në këtë seancë u soll vendim që të akuzuarit i ndalohet t’i afrohet viktimës, ndalesë për afrim 100 metra afër shtëpisë, ndalesë që ta komunikojë në telefon me viktimën dhe të afërmit e saj. Kjo masë vlen vetëm 6 muaj.

“Sot në gjykatën e Kërçovës më datë 16.11.2020 në ora 10 e cila ishte anuluar më datë 02.11.2020 për dhunën në familje, ku në një seancë rreth dy orësh më në fund u vendosën masa ku dhunuesi në të ardhmen nuk do të mundet ti telefonojë as viktimës e as anëtarëve të viktimës, nuk do të mund tu afrohet viktimës dhe anëtarëve të viktimës edhe disa masa tjera që sigurojnë viktimën që në të ardhmen të jetë e lirë”, theksoi Arian Imeri – avokat i viktimës.

Por i akuzuari sapo doli nga gjykata shkeli masat e vendosura nga gjykata.

Ai u drejtua për në banesën e viktimës duke e kërcënuar. TV21 qëndroi në shtëpinë e viktimës për të parë a ndjehej tanimë e sigurt, por duke qenë ne aty i akuzuari sërish ju afrua asaj dhe disa herë i telefonoi.

Në atë moment viktima telefoni Policinë e Kërçovës, por ata intervenuan një orë pas thirrjes së saj ku edhe e kapën para oborrit të banesës. U diskutuan masat e gjykatës dhe sërish u la i lirë.

Për ironi të fatit sapo u lirua nga policia para banesës së saj ai para stacionit u kap nga një patrullë tjetër policore tek i cili u evidentuan një sërë shkeljes, vozitje pa leje, makinë të pa regjistruar etj, dhe pas dhënies së dëshmisë sërish u la i lirë!/TV21