Storja e TV21 për keqtrajtimin e 22 vjeçares nga Kërçova nga ana e burrit të saj, ka ngjallur reagime të shumta nga organizatat që merren me të drejtat e njeriut. Nga Komiteti i Helsnikit për të drejtat e njeriut, kërkojnë veprim me procedurë të përshpejtuar nga gjykata sepse siç thonë, derisa i akuzuari është në liri rrezikohet jeta e nënës dhe fëmijës.

 “Gjykata e ka pa tjetër që në mënyrë të shpejtë të ndërmarre masa të përkohshme, të mos lejojë që të shtyhen seancat gjyqësore. Kundër të akuzuarit kemi informacione se janë ngritur dy padi penale para prokurorisë, ndërsa për 3 të tjera që janë të lidhura me ngjarjet e para disa ditëve kemi informata se MPB është duke zhvilluar hetimet”, tha Ina Gjygumanova nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut.

Përshpejtim të procedurës për rastin në fjalë kanë kërkuar edhe nga Linja SOS. Ata për TV21 thanë se janë të habitur nga neglizhenca e institucioneve në lidhje me rastin në fjalë.

 “Autori i krimit ka një dosje në polici, pyetja është pse nuk ka asnjë masë për kapjen. Detyrimi për të raportuar njohuritë e dhunës në familje është vendosur për qytetarët dhe zyrtarët”, theksoi Snezhana Smileska – SOS.

Ka reaguar edhe Organizata “Nëna dhe fëmija”. Nga atje thonë se ka raste kur nga neglizhenca e institucioneve, viktimat kanë pësuar me vdekje.

 “Jemi dëshmitarë që në kohë të fundit pikërisht nga kjo neglizhencë viktimat kanë pësuar me vdekje. Apelojmë së pari deri tek MPB dhe MPPS dhe Qendrat për punë sociale, t’i trajtojnë me seriozitet dhe me përgjegjësi të plotë këto raste dhe të bëjnë shtypjen e duhur edhe në Ministrinë e Drejtësisë, si që është e domosdoshme në këtë rast”, thonë nga Organizata Nëna dhe Fëmija.

Ndryshe kërkesa e vetme e viktimës është që organët kompetente të veprojnë sa më shpejtë, sepse ajo nuk mund të jetojë e qetë as në shtëpinë e prindërve të saj.

I akuzuari vjen shpesh në Kërçovë për ta kërcënuar, e në një moment siç tha viktima, ka tentuar t’i vërë flakën banesës së prindeve të saj.

TV21 sërish kontaktoi me viktimën ajo thotë se i akuzuari vazhdon ta shqetësojë në telefon gjatë gjithë kohës me thirrje pa numër tek familjarët e saj.

Qendra Sociale ka dhënë masa që i akuzuari të mos i afrohet viktimës. Por edhe pas masës së caktuar dhe pas intevenimit të policisë i akuzuari vazhdon me veprimet e mëparshme. E gjykata e Kërçovës i  ka  shtyrë dy herë seancat gjyqësore dhe pritet që e radhës të mbahet më 16 e këtij muaji.

TV21 mëson se i akuzuari A.M. nga Luboteni i Shkupit sot ka qenë i thirrur në Stacionin Policorë të Butelit është marr dëshmia dhe provat matriale dhe sërish lënë i lirë./21Media