Në Kosovë sot janë  regjistruar 226 raste pozitive, nga gjithsej 459 mostra të testuar të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bënë të ditur se aktualisht janë 3 mijë e 525 raste aktive me koronavirus.

Në Kosovë numri total i rasteve pozitive është 8.330 raste, numri i të shëruarve është gjithsej  4.578.

Deri tani në Kosovë numri i viktimave ka arritur në 227 të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. /21Media