Presidenti grek uron Metën

Pavlopulous shpreh bindjen se eksperienca e gjatë parlamentare do ta ndihmojë Metën

Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopulous, ka përgëzuar kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta me rastin e zgjedhjes së tij në postin e presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Pavlopulous shpreh bindjen se eksperienca e gjatë parlamentare do ta ndihmojë Meta në kryerjen me sukses të kësaj detyre të re dhe se kontributi i tij do të jetë i vyer në përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënies mes Greqisë dhe Shqipërisë.

“Ju shpreh përgëzimet e mia për zgjedhjen tuaj si President i Republikës së Shqipërisë. Shërbimi juaj i gjatë parlamentar sigurisht që do të ndihmojë në kryerjen e suksesshme të detyrës suaj të re. Jam i sigurt se në postin tuaj të ri do të kontribuoni në thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve tona”, shkruan Pavlopulous në mesazhin e urimit drejtuar Ilir Meta.

Back to top button