Rasti është duke u hetuar

Rasti është duke u hetuar

Një person 23 vjeçar  është ndaluar pasi që dyshohet për veprën penale “Dhunim.

Siç njofton Prokuroria Themelore në Gjilan personi në fjalë dyhsohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur pa pëlqimin e saj.

“Ekziston dyshimi i bazuar, që më 14 nëntor 2019, i dyshuari M.K. (1996), në fshatin Rogoqicë, komuna e Kamenicës, e ka takuar të dëmtuarën e mitur, e cila ka hypë në veturën e tij dhe janë nis në drejtim të Gjilanit, me ç’rast janë ndaluar në një motel në hyrje të qytetit, ku i dyshuari duke e shfrytëzuar pozitën e saj të ndjeshme dhe të pa mbrojtur, e ka detyruar që të kryej akt seksual, pa pëlqimin e saj.”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Po ashtu bëhet e ditur se prokurori i rastit, brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarit do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën kompetente në Gjilan, në afat prej 30 ditësh./21Media