Sot mbushen 23 vjet nga protestat e Lëvizjes Studentore të vitit 1997.

Ishte Lëvizja Studentore e atëhershme që kishte organizuar protestat për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, nga ku studentët ishin dëbuar nga regjimi i kasapit Slobodan Millosheviqit në fillim të viteve të 90-ta.

Përpos masave të dhunshme që regjimi kishte vendosur vite më parë në universitet, kishte dëbuar studentë e profesorë nga universiteti dhe kishte imponuar plan-programin serb për mësim.

Protestat e Lëvizjes Studentore të  vitit 1997 konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe. Për të shpërndarë protestën paqësore, policia serbe kishte përdorur dhunë ndaj studentëve dhe profesorëve.