Në Kosovë deri më tani janë kryer 11 mijë e 178 teste për COVID=19, prej të cilave 955 persona kanë rezultuar pozitiv. Numri i të shëruarve ka shkuar në 691, 255 janë raste aktive dhe 29 persona kanë vdekur.

Faik Hoti, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë ka publikuar një tabelë ku shihen të dhënat për secilën komunë.

Ndërkohë, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media ka bërë të ditur se faza e dytë e lehtësimit të masave do të vazhdojë./21Media