24 pacientë të infektuar me virusin korona janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

Nga spitali kanë njoftuar se 18 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, derisa gjashtë të tjerë raportohet të jenë në gjendje me të rëndë shëndetësore.

“1 Pacientë me Covid-19 është shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht po trajtohen 24 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 18 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 6 pacientë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 269 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.