Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sonte bëri të ditur edhe për 36 raste të reja me koronavirus në Kosovë, nga të cilat, 24 janë nga komuna e Vushtrrisë.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 24 raste (sipas vendbanimit: 15 Nedakoc, 6 Vushtrri, 2 Novolan dhe 1 Reznik), komuna e Mitrovicës 6 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Mitrovicë) dhe Fushë Kosovë 6 raste (sipas vendbanimit: 6 Miradi e Poshtme). IKSHPK-ja njofton se janë shëruar 8 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 884 raste.”, njoftoi IKSHPK.

Me koronavirus në Kosovë janë infektuar 1.194 persona, 31 kanë vdekur, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese, ndërsa, janë shëruar 884 persona./21Media